17 maj 2011

Siena i hap rrugën e largimit Kontes


Siena 'ka liruar' Konten, por i ka kërkuar Juventusit të nxitojë: "Juventusi do ta thërrasë? Nuk e di, por uroj vetëm që vendimi të merret shumë shpejt, sepse duhet të programojmë sezonin e ardhshëm, është shprehur drejtori sportiv i toskanëve, Perineti, gjatë mbërritjes së tij në Ligën e futbollit.

Presidenti jonë është mirënjohës ndaj Kontes dhe është disponibël t'i japë mundësi të jetojë dhe realizojë ëndrrën e tij. Por, shpresoj që zgjidhja të mbërrijë në ditët e ardhshme të javës së ardhshme". Perineti, ndërkohë nuk ka hezituar 'të reklamojë' vlerat dhe meritat e ish-kapitenit bardhezi si trajner: "Konte ka kryer një punë të madhe në Siena dhe mund të jetë shumë pozitiv, por i takon Juventusit të kuptojë dhe vendosë, nëse ai është trajneri i duhur për ata. E di shumë mirë që ishte ëndrra e tij të drejtonte Juventusin dhe unë i uroj ta realizoj tani dhe në të ardhmen".
/JUVENEWS.TK/