18 maj 2011

Leggo-ish juventinët: “Conte është njeriu i duhur”


E gjithë bota bardhezi voton Antonio Conte-n. Këtyre u shtohen edhe ish lavditë e Juves. Franco Causio:

“Conte ka fituar 2 kampionate të Serie B, ka akumuluar shumë eksperiencë. Juventusi do të bënte mirë ta zgjidhte. Sigurisht që i mungon eksperiencë në nivele të larta, por dikush duhet t’i paraqesi mundësinë. “

Edhe Alessio Tacchinadi, i cili ka luajtur 10 vjet me të në ekip, promovon teknikun lecez:

“Ishte një trajner në fushë. Skuadra tani është e humbur dhe presioni i lartë, por ai e di se c’do të thotë të fitosh. Është njeriu i duhur për Juventusin”

Conte merr edhe aprovimin e Claudio Ranier-t, i fundit që e coi Juventusin në majat e klasifikimit:
“I uroj që të bëjë një punë të mirë” /FCJUVENTUS-NEWS/