18 maj 2011

Pirlo konfirmon largimin


Mesfushori i Milanit, Andrea Pirlo, ka konfirmuar largimin e tij nga kampioni i Italisë, pas plot dhjetë vjet qëndrimi.

“Jam këtu për t’u përshëndetur me të gjithë. Ishin 10 vite të pa harrueshme. Është një divorc konsensual ky me Milanin”.

“Juventusi? Nukkam biseduar ende me asnjë”, tha mesfushori.

Andrea Pirlo nuk ishte më ndër preferencat kryesore të Allegrit dhe kështu ka vendosur që së bashku me Milanin të pajtohen për largimin e tij. Ndër skuadrat më të interesuara për Pirlon janë Juventusi dhe Interi.
/JUVENEWS.TK/