18 maj 2011

Aguero nuk është në shitje


Shefi ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, ka bërë të ditur se ardhmja e Sergio Agueros është të klubi kryeqytetas dhe se nuk do të shitet gjatë verës.

Është thënë se argjentinasi ka kërkuar që të largohet drejt një skuadre më të madhe, me Real Madridin dhe Juventusin të interesuar për të, mirëpo duket se 22-vjeçari do të vazhdojë qëndrimin në Vicente Calderon deri në vitin 2014, kur edhe i skadon kontrata.

“Nuk do të negociojmë me askënd për Agueron. Ai nuk është në shitje”, ka thënë Marin për El Mundo Deportivo.
/JUVENEWS.TK/