14 maj 2011

Juventus nuk do të paguajë 16 milionë € për Aquilanin


Agjenti i Alberto Aquilanit, Franco Zavaglia ka pranuar se Juventusi nuk është në gjendje t’i paguajë Liverpoolit 16 milionë € për të mbajtur mesfushorin në Torino.

Zavaglia sugjeron se tek Juventus mbizotëron pavendosmëria mbi këtë shumë, edhe pse lojtari i huazuar nga Liverpool ka pasur një fushatë të mirë këtë sezon me Zonjën e Vjetër.

“Gjë e rëndësishme është se ai ka pasur një sezon të mirë dhe i ka larguar spekulimet se ai ishte vazhdimisht i lënduar”.
/JUVENEWS.TK/