23 maj 2011

Gjyqtari debuton në Serinë A, kolegët mbështetje në stadium


Një gjyqtar i ri arbitron ndeshjen e tij të parë në elitën e futbollit italian, ndërkohë që kolegët e tij i japin mbështetje në shkallët e stadiumit.

Kjo i ka ndodhur Anxhelo Çerveleras, i cili gjykoi dje ndeshjen e tij të parë në Serinë A. “Bilbili” i ri drejtoi ndeshjen mes Bolonjës dhe Barit (0-4), ndërsa në stadiumin “Dall’Ara” kishin ardhur për ta mbështetur rreth 30 kolegë të tij nga Taranto.

Të veshur me të bardha për t’u dalluar, gjyqtarët kanë zënë vend në tribunë, pranë ultrasve të Bolonjës. Në momentin e hyrjes së ekipeve në fushë, grupi përshëndeti gjyqtarin në çastin kur ky i fundit doli nga tuneli, madje e kanë mbështetur me thirrje në kor gjatë ndeshjes.
/JUVENEWS.TK/