20 maj 2011

Kapelo: "Juves i duhet cilësi, Pirlo bën diferencën"


Këshillat e një ishi. Për të kuruar Juventusin e sëmurur, Fabio Kapelo nuk ka shumë dyshime në këshillat që jep: "Duhet cilësi, jo sasi në atë skuadër".

Dhe kush më mirë se, Andrea Pirlo, që është ndarë me Milanin pas dhjetë vitesh dhe që është tashmë në listën e dëshirave të Juventusit?

"Nëse është i shëndetshëm mund të bëj diferencën", është shprehur trajneri i kombëtares së Anglisë. "Juventusi duhet të kthehet sa më shpejt kompetitiv, por pa u nxituar në zgjedhjet që kryen, është teza e Don Fabios, që ka qenë në skuadrën bardhezi si lojtar, por edhe si trajner. Ka nevojë për cilësi dhe jo për sasi. Duhen dy ose tre blerje, por blerje të vërteta siç ka bërë Milani në këtë verë.

Kur kanë marrë Ibrahimoviç dhe Robinjo, kam telefonuar Galianin, duke i thënë që më në fund kishim marrë dy lojtarë të vërtetë. Dhe Juventusi duhet të bëjë ekzaktësisht të njëjtën gjë". Emri i Andrea Pirlos ka dalë në skenë pothuajse vetë: "Dihet shumë mirë se çfarë lloj lojtari është Andrea Pirlo. Nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, por shpresoj që të mund të luajë përsëri në nivele të larta.

Nëse është në shëndet të plotë, atëherë është në gjendje të bëjë diferencën". Kapelo ka folur edhe për zgjedhjen e Antonio Kontes si trajnerin e ardhshëm të bardhezinjve për të hapur një cikël të ri. "Është një ide e re, siç ishte edhe Guardiola për Barcelonën. Dhe atij i uroj të njëjtin sukses.

Kujtoj që disa vite më parë, kam takuar presidentin e Barcelonës në aeroport dhe e kam pyetur: kë do të merrni si trajner?

Guardiolën, më është përgjigjur. Dhe unë kam mbetur me të vërtetë i surprizuar për shumë arsye. Edhe Berluskoni e kishte këtë kurajo me mua, ndonjëherë duhet të tregosh kurajo për të provuar diçka të re". Në rrugën e re që është duke filluar edhe Roma, skuadra me të cilën Kapelo ka fituar titullin kampion në vitin 2001, mund të ketë hapësirë për Fabio Baldinin, që aktualisht punon për Anglinë: "Do të qendrojë njëqind përqind deri në fund të kualifikueses të Euro 2012, ka saktësuar trajneri i kombëtares angleze, duke folur për krahun e tij të djathtë. Ndërmjet meje dhe atij ekziston një marrëdhënie e shkëlqyer, dhe zgjedhja për të shkuar ose jo te Roma i takon vetëm atij".
/JUVENEWS.TK/