18 maj 2011

Matri: "Të ndryshojmë mentalitetin"


Në të njëjtën linjë me shokun e tij të skuadrës ka qenë edhe Alesandro Matri, bomberi bardhezi që është ndër të paktët lojtarë që kanë mbërritur nga janari që janë të shpëtuar me paraqitjet e tyre. Gjatë një ceremonie dorëzimi çmimesh në Milano, sulmuesi i Juventusit, Alesandro Matri, i është përgjigjur pyetjeve të shumta që i janë drejtuar nga gazetarët e pranishëm, që e kanë pyetur për sezonin aktual-zhgënjyes, për të përdorur një term më të butë të skuadrës bardhezi, ku ai luan prej gjashtë muajsh.

"Objektivat që kishim paravendosur nuk kanë mbërritur, dhe është normale që tifozët të jenë të zhgënjyer. Matematikisht ekziston akoma edhe pak shpresë për të hyrë në Europë, edhe se shpresat janë gjithmonë e më të vogla". Paraqitja e zhvilluar fundjavën e shkuar në Parma, ka nervozuar shumë presidentin Andrea Anjeli dhe drejtuesit më të lartë të shoqërisë bardhezi: "Në Parma nuk kemi aritur të tregojmë lojën tonë të zakonshme". Një sezon që është shenjuar nga mundësi të humbura dhe përmbysje të pësuara në shumë ndeshje:

"Është e vështirë të shpjegosh këto përmbysje të vazhdueshme që kemi pësuar, nuk besojmë më as ne, është një pjesë mbi të cilën duhet të punojmë më shumë nga pikëpamja mendore dhe më pas nga ana sportive. Duhet të ndërtojmë mentalitetin e duhur, te Juventusi ka lojtarë që janë mësuar me trofe dhe suksese dhe të tjerë, si puna ime, që mbërrijnë nga realitete me të tjerë lloj presionesh dhe mbase nuk e njohin shumë mirë ambjentin e një skuadre të madhe".
/JUVENEWS.TK/