21 maj 2011

Vjen Pirlo tek Juve, largohet Del Neri


Trajneri i Juventusit, Luigi Den Neri e ka konfirmuar largimin e tij nga drejtimi i skuadrës. Në një konferencë për shtyp ai ka thënë se po largohet nga Juve dhe tashmë një trajneri i ri do ta zëvendësoj atë. "Erdha me ambicie e pritje të mëdha në krye të ekipit, por gjërat shkuan si shkuan. Drejtuesit ma treguan zgjidhjen e tyre të mërkurën, një derë është mbyllur për mua por shpresoj të hapet një tjetër" ka thënë Del Neri duke shtuar se e ka pranuar vendimin e drejtuesve të Juventusit.

Më tej, Del Neri ka shpjeguar se është munduar të bëjë gjithcka dhe ta jap më të mirën për ekipin, porr megjithë blerjet në gjysmësezon, skuadra nuk arriti më shumë se kaq. Juventus ka planifikuar ti shpenzoj 100 milionë euro këtë vit dhe është në kërim të ndryshimit të ekipit. Zonja e Vjetër nga Torino është gati ti siguroj shërbimet e mesfushorit të Milanit, Andrea Pirlo. I pari që e ka vlerësuar blerjen e mundshme të Juventusit është trajneri i Milanit, Massimo Allegri.
/JUVENEWS.TK/