20 maj 2011
Konte “elastik”, gati skema 4-4-2
Antonio Konte, është tashmë me të gjitha kuptimet trajneri i Juventusit. Ish-tekniku i Sienës, kaloi konkurrencën me Maxarrin dhe Andre Vilas Boas dhe njoftimi zyrtar pritet javën që vjen.
Së shpejti, është parashikuar një tur i Kontes në Bardonekia për të vizituar strukturat e fazës përgatitore verore, pastaj me Anjelin e Marotën duhet të planifikojë strategjitë e merkatos. Ish-kapiteni bardhezi, ka treguar gjatë përvojës së tij me Arecon, Barin, Atalantën e Sienën, se është shumë elastik taktikisht.
4-4-2 do të mbetet moduli i tij i parapëlqyer, por me ardhjen e Pirlos dhe me lëvizje të tjera në horizont, mund të reflektojë edhe mbi skemën 4-2-3-1, 4-3-2-1 dhe 4-3-3. Në Torino do ta shoqërojnë bashkëpunëtorët Anxhelo Alesio në rolin e zëvendëstrajnerit dhe Kristian Stelini në rolin e përgjegjësit të fazës difensive. /JUVENEWS.TK/