22 maj 2011

Del Neri njofton shkarkimin si trajner


Juventusi dhe Del Neri i kanë thënë lamtumirë njëri-tjetrit. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë tekniku.

“Juventusi do të ndryshojë trajner. Isha informuar për këtë. I uroj fat atij që do të marrë vendin tim. Shpresojmë të jetë zgjedhja e duhur dhe shpresoj që edhe unë të gjej një zgjidhje: thuhet gjithmonë se kur mbyllet një derë hapet një tjetër më e madhe”, ka thënë Del Neri.

Kështu, mbas pak ditësh pritet të prezantohet Antonio Konte në drejtim të bardhezinjve.

“Kur jam informuar për këtë? Të martën ose të mërkurën. Nuk e mbaj mend, - ka shpjeguar trajneri aktual i Juves. - Nuk ndihem fajtor, jam një njeri që punoj për klubin dhe është klubi që duhet të vendosë nëse do të vazhdojë përpara me mua apo të ndryshojë. Secili duhet të jetë i lirë të vendosë se çfarë është më e drejtë. Humbje personale? Absolutisht jo”.
/JUVENEWS.TK/