Alegri: Unë vendosa për largimin e Pirlos
Alegri, ashtu sikurse e gjithë skuadra ishte e pranishme në lamtumirën e Andrea Pirlos, në fushën e gjelbër të “Milanelos”.
Trajneri livornez, sivjet ka ndërtuar një skuadër, e cila nuk kishte nevojë për shërbimet e Pirlos, pasi mesfusha muskulore i ofron atij më shumë siguri, gjë që e pranon edhe vete. “Divorci me Pirlon ka qenë për arsye teknike, ashtu siç ka theksuar edhe vetë futbollisti.
Unë kam pasur një bisedë me administratorin Galiani, me të cilin kam ndarë logjikën time të ndërtimit të skuadrës së ardhshme”. /JUVENEWS.TK/