21 maj 2011
"Juventus-Pirlo, çështje detajesh"
Është një çështje detajesh, transferimi i Andrea Pirlos te Juventusi, pas dhjetë vitesh te Milani. "Brenda pak ditësh do të marrë një vendim përfundimtar, por besoj shumë që Juventusi është kandidati kryesor për të marrë lojtarin", është shprehur menaxheri i mesfushorit, Tulio Tinti, gjatë një vizite në ligën italiane të futbollit.
Bëhet fjalë për një kontratë tre vjeçare, "por shifrat janë një e dhënë personale", ka prerë shkurt Tinti, duke siguruar që me Milanin "prevaluar stimujt dhe dëshira për të provuar një eksperiencë të re".
Ka pasur shumë rëndësi mendimi i trajnerit, Masimiliano Alegri?
"Ka kryer vlerësimet e tija dhe ne vlerësimet tona, por gjithçka është vendosur në qetësi", ka përfunduar komentin e tij menaxheri i regjisorit të kombëtares italiane. Ndërkohë, Pirlo ka përshëndetur për herë të fundit Milanelon dhe shokët e tij të skuadrës.
Një lamtumirë ndaj fanelës kuqezi plot me emocione dhe i mbuluar në lot nga ana e lojtarit që po largohej. Mesfushori gjatë ditës ka qenë protagonist i një seance stërvitore speciale. /JUVENEWS.TK/