21 maj 2011
Denilson braktis Arsenalin, e dëshiron Italinë
Braziliani do të largohet nga Arsenali, pas 5 viteve të kaluara tek kjo skuadër. Denilson, 23 vjeçar, iu bashkua klubit londinez gjatë verës së vitit 2006 nga Sao Paulo por prej atëherë Topçinjtë nuk kanë fituar asnjë titull. Suksesi i tyre i fundit ishte FA Cup 2005.
“Jam takuar me menaxherin Wenger dhe i kam treguar si ndihem. Ai ka pranuar të më liron” tha Denilson për tabloidin anglez The Sun.
“Ky ka qenë sezoni më i dobët në karrierën time dhe jam i shqetësuar. Jam fitues dhe kam ardhur këtu për të fituar tituj ndërsa kanë kaluar pesë vite dhe nuk kemi fituar asgjë. Karriera e një futbollisti përfundon shpejt andaj është koha për lëvizje. Nuk mund të shoh vetën në fanellën e Chelseas të Liverpoolit ose Manchester Cityt, as që bëhet fjalë për Tottenhamin. Mendoj se e ardhmja ime do të jetë në Spanjë ose Itali” përfundoi ai. /JUVENEWS.TK/