21 maj 2011

Serie A : Di Natale - Sances si Del Piero - Trezeguet


Dyshja e Udinezes është një gol larg rekordit të dyshes së Juves, Del Piero-Trezege

Di Natale e Sançez si Del Piero dhe Trezeget. Dyshja friulane është një hap larg arritjes së dyshes historike juventine, dy sulmuesit që kanë bërë të ëndërrojnë tifozët bardhezinj gjatë 10-vjeçarit të fundit. Në sezonin 2007/08, Aleks dhe David, gjithmonë ata, shënuan në total 41 gola. Një rekord që kur Seria A ka 20 skuadra. 21 kapiteni, 20 francezi. Ka qenë sezoni i rikthimit të “Zonjës së Vjetër” në Serinë A.

Juvja në fund e ka mbyllur kampionatin në vendin e tretë në Champions, me golashënuesin më të mirë të kampionatit (Del Pieron) dhe zëvendësin e tij (Trezege). Dëshira e tyre ishte ta mbyllnim sezonin me të njëjtin numër golash. Ndeshja e fundit para pushimeve ishte kundër Sampdorias.

Kapiteni, që shënoi disa minuta më parë, ka fituar një penallti dhe ia ka lënë Davidit. Barazim, më pas një penallti e dytë ia dorëzoi spektrin e golashënuesit më të mirë Del Pieros. Një sezon që tani duket shumë i largët për tifozët bardhezinj. Tani në luftë për atë Champions është Udineze, Totos dhe Ninjos.

Një dyshe e ndryshme nga ajo a e bardhezinjve torinezë. Detyra të ndryshme. Njëri ndihmon, tjetri realizon. Diferenca është e madhe: 28 gola për italianin, “vetëm” 12 për kilianin. Nëse do të shënojnë një gol kundër Milanit do të kapnin dyshen juventine. “Çiftet e golit” të Serisë A janë shumë larg këtij rekordi.

Të vetmit që i afrohen janë Kavani dhe Hamsik. Një dyshe e papritur që realizoi 37 gola në total, 26 për sulmuesin uruguajan dhe 11 për mesfushorin sllovak. Këtu ndikon sezoni jo shumë i mirë i Lavecit me vetëm 6 gola. Por me Kavanin të skualifikuar duket e vështirë që Hamsik i vetëm të mund të shënojë 4 gola, pikërisht kundër Juves. Më pas, të shkëputur vijnë milanistët.

Për ta çështja ndryshon. Në Milano shënohet shumë, dhe gëzimi i golit ndahet në mënyrë të barabartë. Pato dhe Ibra, dyshja titullare ka realizuar 14 gola secili, sikundër dhe Robinjo. Janë edhe dy çifte të tjerë që meritojnë të përmenden, edhe pse vetëm një pjesë të golave në kampionat i kanë realizuar me shokun e sulmit në krah. Eshtë rasti Eto-Pacini dhe Matri-Del Piero.

36 gola të parët, 27 të dytët. Por si Pacini ashtu edhe Matri kanë veshur dy fanella të ndryshme në harkun e sezonit, duke ndryshuar shokët e sulmit. Vendi i fundit në këtë renditje mbahet nga dyshja romane Toti dhe Borrielo. 24 gola të dy bashkë, 14 për kapitenin dhe 10 për ish-milanisitin. Të dy kanë luajtur pak bashkë.
/JUVENEWS.TK/