20 maj 2011

Riberi në listën e Kontes


Sipas mediave italiane, trajneri i ardhshëm i Juventusit, Antonio Konte është duke e përgatitur tashmë një liste të lojtarëve që dëshiron t’i sjell në Torino.

Ai nuk do të llogaris në Iakuinten, Amaurin, Sisokon dhe Melon. Timonieri i ardhshëm i “Zonjës së Vjetër”, Konte, më parat e shitjes se këtyre lojtarëve synon që të sjell lojtar cilësor në ekip.

Në listën e Kontes gjendet emri i mesfushorit të Bajern Munihut, Frenk Riberisë, pavarësisht faktit se reprezentuesi i Francës, ka deklaruar pak ditë më parë se nuk dëshiron të largohet nga “Alianz Arena”.

Juve krahas interesimit për Riberinë, është duke e vëzhguar me kujdes edhe superyllin e Palermos, Havier Pastoren.
/JUVENEWS.TK/