17 maj 2011

Moxhi: "Marrota më fajtor se Del Neri"


"Në fillim të sezonit kisha parashikuar për Juventusin një vend të shtatë ose të tetë dhe kështu ka ndodhur në fakt. Cilësia e grupit është shumë e vogël dhe për Juventusin mund të flitet në këtë mënyrë për një kampionat të dështuar, të kondicionuar edhe nga dëmtimet decizive të disa prej lojtarëve të saj më të mirë në momentet më të rëndësishme të këtij sezoni.

Del Neri duhet të largohet?

Përpara gjithçkaje duhet të rinovohet komplet skuadra. Mbrojtja dhe mesfusha si prioritare. Duhet të shiten pothuajse të gjithë lojtarët që janë blerë në sezonin e shkuar, duke kërkuar të përfitojnë maksimalisht nga largimet e tyre dhe duke blerë lojtarë më të mirë pa shpenzuar kot para siç kanë kryer në sezonin e shkuara.

Juventusi në pak vite ka djegur 300 milionë euro dhe të mendosh që në periudhën e drejtimit tim nuk shpenzonim as edhe një euro, përkundrazi i jepnim fitime aksionerëve dhe kur njëherë kam kërkuar shtimin e kapitalit nga shoqëria as që më janë përgjigjur… Për bankinën bardhezi gjithsesi, nëse alternativat janë ato që lexohen nëpër media, unë do të konfirmoja përsëri Del Nerin, edhe sepse nëse ka dështuar ai, më shumë përgjegjësi ka Bepe Marrota dhe kështu që, nëse do të isha ai që do të vendosja do të largoja të parin drejtorin e përgjithshëm.

Sezonin e ardhshëm më pas, pothuajse e sigurtë që nuk do të ketë kompeticione europiane, Del Neri do të kishte shumë më shumë mundësi për të punuar për rindërtimin e skuadrës. Nëse duhet të zgjedh një zëvendësues të tij ndërmjet Maxarrit, Vilas Boas dhe Kontes, do të besoja tek ish-kapiteni bardhezi ose në alternativë tek Gasperini".
/JUVENEWS.TK/