Juventus shkarkon Del Nerin
Juventus ka shkarkuar Luigi Del Nerin nga posti i trajnerit dhe ai do të largohet të dielën pas ndeshjes së xhiros së fundit në Serie A kundër Napolit, është bërë e ditur të shtunën.
“Klubi më ka njoftuar për vendimin e tyre më herët gjatë javës” tha Del Neri gjatë një konference për shtyp.
Juventus ka kaluar sezonin e dytë të njëpasnjëshëm pa u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe aktualisht gjenden në pozitën e shtatë në Serie A.
Ish mesfushori i Juventusit, trajneri aktual i Sienas, Antonio Conte është favorit për të marr drejtimin e ekipit. /JUVENEWS.TK/