18 maj 2011

Juventusi i Antonio Kontes me Riberi, Uollkot e Aguero


Rindërtimi - Antoni Konte, te Juve: Anjeli e ka zgjedhur trajnerin e ri për ringritjen. Ish-kapiteni bardhezi do të firmosë një kontratë 3-vjeçare prej 2 milionësh në sezon.

Në garën për pankinën e Del Nerit, të destinuar të largohet, mes Maxarrit dhe Vijas Boas ka fituar ish-kapiteni, i cili kishte qenë pranë pankinës bardhezi edhe dy vite më parë.

Marota nuk ka mundur të bindë De Laurentis, ndërsa portugezi ka një situatë kontraktuale shumë të vështirë.

Nedved: “Konte do të bëjë një karrierë të madhe si trajner”. Tashmë mund të fillojë merkatoja për rindërtimin e skuadrës: hapësirë në krah për Riberi dhe Uallkot.

Njëri mes Tevezit, Benzemasë, Agueros dhe Xhekos do të jetë goditja e madhe për të përforcuar sulmin.

Mundësia më e madhe është për Agueron, pasi Juve ka nisur dje tratativat me menaxherin e tij, Hoze Segui.

Pirlo e Ziegler pranë ardhjes, edhe pse nuk duken profilet ideale për modulin e ri. Bastos po, por blerja e tij është në dyshim nga mundësia për të marrë një jokomunitar të dyfishtë, ndaj vazhdon të ketë pikëpyetje për të.
/JUVENEWS.TK/