20 maj 2011
Di Marzio: “Juventus është pretendente kryesore për Pastore”
Gjatë këtyre ditëve janë rihapur bisedimet për një kalim të Pastore tek Juventus. Javier Pastore (21), që na javët e fundit ishte shumë pranë Barcelonës dhe Romës, tashmë duket se është më pranë se kurrë torinezëve.
Sipas asaj që shkruan Gianluca Di Marzio tek blogu i tij zyrtar gianlucadimarzio.com, bardhezinjtë duken pretendentët kryesorë për fantazistin palermitan, duke patur parasysh një miqësi të ngushtë dhe të papritur të Zonjës së Vjetër:
“Të gjithë e duan, kushedi nëse dikush do ta marri vërtet. Javier Pastore i pëlqen Silvio Berlusconi-t, Moratti-t, Juventusit. Orët e fundit, Marotta është ai që e kërkon me më shumë ngulm. Ndër të tjera, Marotta ka punuar me Zamparini-n në Venezia dhe janë shumë miq. Emrat kryesorë mbeten Pastore, Aguero, Tevez dhe Benzema” /FCJUVENTUS-NEWS/