18 maj 2011

Pepe: "Në fushën e lojës kemi dhënë maksimumin"


Andrea Anjeli dhe Pavel Nedved, kanë deklaruar shumë hapur që shumë lojtarë të Juventusit nuk kanë arritur ende të kuptojnë se çfarë do të thotë të mbash veshur këtë fanelë. Sezoni është duke u mbyllur në mënyrën më të keqe, por Simone Pepe nuk dëshiron ta shikojë gjithçka në aspektin negativ: "Nëse kanë thënë këtë, diçka e vërtetë duhet të jetë brenda.

Duhet të punojmë të gjithë sëbashku në mënyrë që të tilla situata të mos përsëriten më. Jam ndërkohë shumë i bindur, që të gjithë ne kemi punuar për të përmirësuar situatën dhe për t'u treguar në lartësinë e duhur: kemi dhënë gjithmonë njëqind përqind të mundësive tona, jo gjithmonë, ndërkohë kanë mbërritur rezultatet e shpresuara, ka pranuar lojtari bardhezi i krahut, duke folur për "Gazzetta dello Sport".

Nuk mendoj se, sjellja jonë ka qenë e gabuar: në fushën e lojës kemi lënë gjithçka që kemi pasur mundësi. Edhe në Parma, pavarësisht se kemi luajtur më keq se kundërshtarët tanë, kemi krijuar disa raste për të shënuar. Nuk mendoj, se është gjithçka për t'u hedhur poshtë, një vit pune si ky ka dhënë edhe disa sinjale pozitive të rëndësishme.

Deri në muajin dhjetor kemi qenë në vend të dytë në klasifikimin e përgjithshëm: nëse do të kishim mundur Kievon, përpara ndërprerjes së kampionatit për pushimet dimërore, do të kishim qenë duke festuar. Mbase në fazën e dytë, pasi ka rifilluar kampionati kemi menduar që jemi shumë të zotët dhe, kur gjërat kanë filluar të shkojnë keq, nuk kemi arritur të ringrihemi më", ka shpjeguar mesfushori bardhezi Simone Pepe.
/JUVENEWS.TK/