
Olympique de Marseille është duke e monitoruar nga afër situatën e mesfushorit të Juventusit, Mohamed Sissoko.
Lëndimet kanë bërë që lojtari nga Mali të mos sigurojë një vend në formacionin bazë të Juves gjatë sezonit 2010/2011, ndërsa La Gazzetta dello Sport shkruan se ai dëshiron të largohet.
Për shërbimet e Momos janë të interesuara klubet si Schalke, Wolfsburg dhe Fiorentina, ndërsa tani Marseille dëshiron ta transferojë atë.
Po ashtu, ekziston mundësia që Sissoko të përfshihet në marrëveshjen e transferimit të Sergio Agueros nga Atletico Madridi. /JUVENEWS.TK/