19 maj 2011
Merkato: “Marotta në vështirësi, rritet pesha e Nedved”
Pasi u përmbush katastrofa me eliminimin pothuajse të sigurtë nga Europa League, Agnelli fillon të përdori të madhin Nedved për merkato. Nga konsulent i presidentit të ri, Nedved kalon në specialist merkatoje.
Në Corso Galileo Ferraris, të gjithë po e verejnë këtë gjë. Të gjithë shikojnë se si rritet pesha e Nedved dhe ulet ajo e Marotta.
Del Neri do të largohet por edhe Marotta është në vëzhgim sepse ky vit ka ngjallur shumë pakënaqësi. Një mal me miliona euro do të shpenzohen për tërheqjen e lojtarëve që nuk kanë bindur dhe për të blerë kampionë të rinj.
Ky vit shvlerësoi të gjithë lojtarët, duke u nisur nga Martinez, një katastrofë prej 12 mln euro. Numra alarmues që fusin në lojë Nedved, i cili zyrtarizon Conte dhe merr pjesë në marrveshjen Aguero. /FCJUVENTUS-NEWS/