14 maj 2011

Konte: "Juventusi? Kam dëshirë të kryej gjëra të rëndësishme"


"Juventusi?

Të shikojmë, sigurisht që kam dëshirë të kryejë gjëra të rëndësishme". Në këtë mënyrë i ka komentuar Antonio Konte zërat mbi një interesim të mundshëm të Juventusit për trajnerin e Sienës. Pas ngjitjes në Serinë A me skuadrën toskane, ish-kapiteni dhe lojtari bardhezi ka dëshirë të kryejë hapin e madh në karrierë.

"Pas 20 vitesh do të më pëlqente të mos kisha keqardhje, është shprehur ai për "Sky Sport". Keqardhje do të ishte të mos drejtoja një skuadër të madhe në karrierën time, të mos arrij të kryejë një karrierë të madhe si trajner". Konte, ka saktësuar edhe situatën e tij aktuale kontraktuale: "Në këtë moment e vetmja gjë e qartë është që kam një kontratë me Sienën dhe mbërrijnë pas një kampionati të fituar, por jo pa vuajtje.

Nga tani deri në përfundim të kampionatit do të ulemi në tavolinë me drejtorin sportiv Perineti, me presidentin Mezaroma dhe do të kryejmë vlerësime për çdo gjë, sepse ka shumë gjëra të bukura që kanë shkuar mirë dhe shumë gjëra që duhet të përmirësohen dhe të ndryshohen në një tjetër drejtim. Unë kam një të mirë dhe një difekt: dëshiroj të fitoj gjithmonë. Kujtoj që kur kam qenë te Areco, drejtori sportiv Peroni më ka thënë: "Ti nuk di të humbasësh'.

Dhe unë i kam thënë: "Shiko drejtor, kjo është një gjë negative, ju më keni bërë një kompliment shumë të madh'. Në fakt, unë nuk di të humbas dhe nuk pranoj humbjen. Nuk pranoj dhe nuk do ta pranoj asnjëherë. Është e pashmangshme që humbja të jetë pjesë e lojës, por ndërkohë kur humbas kërkoj të kuptoj dhe të ndërtoj diçka deri në momentin që të mos ndodhë më një gjë e tillë, sepse kur humbas ndihem shumë keq.

Të fitoj një titull kampion?

Një … Unë uroj që të filloj, sepse nga njëra anë duhet ta fillojmë. Unë uroj, kjo që do të realizohet të më japë mundësi të kryejë gjëra të mëdha si trajner".
/JUVENEWS.TK/