14 maj 2011

Moxhi: "Vështirë të gjendet një trajner më i mirë se Del Neri"


"Jam shumë i sigurtë, që trajneri deri të hënën ishte Del Neri, por nëse ndryshohet trajneri për një barazim me Kievon është diçka patetike".

Luçiano Moxhi është kritik ndaj drejtuesve të Juventusit. Sipas ish-drejtorit të përgjithshëm bardhezi, çështja e trajnerit nuk është menaxhuar në mënyrën më të mirë nga shoqëria.

"Konte është një trajner i ri dhe ka nevojë të ketë pas krahëve një shoqëri të fortë, ka shpjeguar Moxhi, për mediat italiane. Juventusi ka kryer një kampionat të mirë në krahasim me grupin që ka në dispozicion, duke parë që 13 lojtarë të blerë janë shumë.

Shoqëria është subjekt i shtypit dhe i tifozëve, dobësia shikohet nga fjalët që dalin jashtë". Big Luciano është pyetur edhe për emrat e tjerë që qarkullojnë për bankinën bardhezi:

"Vilas Boas?

Po kush është ky? Duhet të shikojmë me kë skuadër ka fituar: duhet të ndryshojmë njëherë skuadrën dhe më pas trajnerin. Maxarri vlen sa Del Neri, pra, pa skuadër je prap zero!

Nëse dëshirohet të ndryshohet Del Neri duhet të gjendet një trajner më i mirë dhe nuk jam i sigurtë, se këto janë të tillë.

Shoqëria ka kryer gabime të mëdha në kohët e fundit: ka hedhur poshtë Del Nerin, dhe më pas e ka marrë në mbrojtje pas disa fitoresh dhe tani e ka hedhur përsëri poshtë pas barazimit kundër Kievos".
/JUVENEWS.TK/