14 maj 2011

Buffon mohon kalimin te Arsenali


Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon ka ripërsëritur se ai dëshiron të mbetet te gjiganti italian, duke hedhur poshtë spekulimet për një kalim te Arsenali.

“Vitin e ardhshëm unë do të luaj për Juventusin. Unë nuk mendoj se ekziston mundësia që unë të shkoj te Arsenali. Qëllimet e mia dhe të klubit janë që të vazhdojmë të punojmë së bashku”.

“Ishte sezon zhgënjyes, ne kemi humbur shumë mundësi. Tani Europa League është caku minimal, që ashtu-ashtu na e vë në dyshim dinjitetin”, tha Buffon për Sky Italia.
/JUVENEWS.TK/