28 dhjetor 2009

Casillas: Është gabim të mendojmë që tani për finalen e CL

Portieri më i mirë në botë, ai i Real Madridit Iker Casillas ka insistuar se ekipi duhet të fokusohet në të tashmen se si të ketë rezultate sa më të mira, duke shtuar se është gabim i madh nëse ata mendojnë që tani për finalen e Champions League.
Real Madridi po lufton për të fituar dhe titullin e dhjetë të Ligës së Kampionëve në historinë e klubit, dhe finalja e Bernabeus është prioriteti numër 1 i klubit këtë sezonë, por Casillas thotë se gjërat duhet të merren dalë ngadalë.
“ Do të ishte gabim nëse mendojmë që tani për finalen. Ne i vendosim synimet tona për afate të shkurtra kohore dhe i marrim gjërat ngadalë. Ne e kemi ditur se do të merrte kohë për ekipin që të përshtatej. Kemi shumë fytyra të reja që janë super lojtarë dhe për këtë ne ngadalë dëshirojmë të sjellim fryte.” i tha Casillas AS.
“ Ne shpresojmë që ti arrijmë objektivat tanë si në La Liga ashtu dhe në Champions League.”