28 dhjetor 2009

Bolton kërkon Gutin

Menaxheri i Boltonit, Gary Megson, planifikon të paraqesë ofertë për huazimin e mesfushorit të Real Madridit, Guti deri në fund të sezonit, ka bërë të ditur të hënën tabloidi anglez Daily Mirror.
Megson synon të bind gjigantin madrilen të lejojë largimin e 33 vjeçarit, i cili mund të shkojë hapave të Ivan Campos dhe Fernando Hierros, të cilët kanë luajtur për ekipin nga Reebok Stadium. Guti nuk zë vend në formacionin bazë të Realit dhe mund të jetë i interesuar të ndërrojë mjedis.