Legjenda e futbollit italian, Françesko Toti, beson se futbollisti i Liverpulit, Alberto Akuilani, mund të jetë njëri nga mesfushorët më të mirë në botë.…Toti ka luajtur së bashku me Akuilanin për shtatë vjetë me radhë te Roma, para se ky i fundit të kalonte në skuadrën angleze për 20 milionë funte në verën e kaluar. “Alberto është një lojtar tepër i talentuar, me një teknikë të madhe dhe një futbollist i cili e kupton në mënyrë të shkëlqyer lojën. Ai gjithashtu ka një goditje të fuqishme me të dyja këmbët. Pra, ai vërtet është një mesfushor i kompletuar. Akuilani është elegant dhe i zgjuar dhe këto janë karakteristikat e tij kryesore”, ka pohuar Toti, duke shtuar: “Me potencialin që ka ai është njëri nga më të mirët në botë. Ai ka qenë i pafat me lëndimet deri më tash, por unë besoj se ai do të ketë një periudhë të suksesshme në Angli”.