Tifozët e Real Madridit mund të marrin frymë më lehtë tani pasi që klubi bëri të ditur se rikthimi i Cristiano Ronaldos është çështje ditësh.
Los Blancos bënë të ditur në sajtin zyrtar se CR9 mund ti vazhdojë stërvitjet të premtën, pas kontrollimeve nga staffi mjeksor dhe specialisti holandez Niek Van Dijk.
Duke parë se ai ende nuk është në formën më të mirë fizike, duket se Pellegrini nuk do ta rrezikoj atë për ndeshjen kundër Racing Santanderit.
Sidoqoftë, ai do të mund të luaj kundër Zurichut, dhe më pas në ‘’showdown’’ El Classico në Camp Nou më 29 Nëntor.