25 nëntor 2009
Pique: Tash mendojmë për Realin
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është më se i kënaqur me fitoren ndaj Interit, dhe shpreson se ekipi i tij do të mund të shënojë fitore edhe ndaj Real Madridit gjatë vikendit. Spanjolli ishte një nga dy realizuesit në fitoren 2:0 të Ligës së Kampionëve, krahas Pedro Rodriguez, por thotë se ata kanë pak kohë për t’u përgatitur për ndeshjen më interesante të kampionatit spanjoll, El Classico, e cila zhvillohet gjatë vikendit. “Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne dhe do të mendojmë për këtë më vonë. Ne kishim një fillim të mbarë, kaluam në epërsi dhe e ruajtëm sulmin e tyre në distancë. Tash mendoj vetëm për ndeshjen kundër Real Madridit”, ka thënë Pique