Sipas djalit të Silvio Berlusconit, Pier Berlusconi, babai i tij nuk ka në plan ta shet Milanin.Në Tetor, raporte në Itali thonin se ishin duke u zhvilluar negociata për shitje me manjatin shqiptar Rezart Taçi.
Taçi konfirmoi se ishte i interesuar për ta blerë klubin e Milanit. Kishte zëra dhe për disa miliarderë Libian. Milani mohoi zërat, por ende pëshpërisin.
Sidoqoftë, presidenti i Mediaset Pier Silvio Berlusconi ka ardhur në shprehje duke pohuar se babai i tij nuk dëshiron ta shes klubin.
“ Nuk jam përgjegjës për Milanin, por si një tifoz unë them se babai im e ka në dorë. Nuk mendoj se ai e ka në plan ta shes.”
Milani takohet me Cagliarin të dielën.