Ola kërkon një nder nga Liverpuli
Presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Ola, shpreson që Liverpuli do t’i bëjë skuadrës së tij një nder në ndeshjen e fundit në grup në Ligën e Kampionëve, edhe pse ishte Lioni që e eliminoi Liverpulin nga ky kompeticion. Lioni është në vend të dytë pas Fiorentinës së vendit të parë, por të dyja skuadrat janë kualifikuar. Gjigantët francezë kërkojnë vendin e parë në grup për të pasur short më të mirë në fazën e dytë dhe tani presin që Liverpuli të mundë Fiorentinën. Liverpuli mund të mos dojë t’i bëjë nder Lionit, duke qenë se ata morën vetëm një pikë nga dy ndeshjet kundër francezëve dhe u eliminuan. “Ndeshja e parë ka shumë rëndësi në fazën tjetër. Por së pari duhet të mundim Debrecenin, me shpresë që Liverpuli e mund Fiorentinën”, ka thënë Ola. Edhe mbrojtësi Zhan-Alen Bumsong i ka përkrahur mendimet e Olas, duke thënë se Liverpuli nuk do të dorëzohet lehtë dhe do ta mbyllë mirë vitin.”