Sipas tifozëve argjentinas, Lionel Messi duhet ta kopjojë frizurën e flokëve të legjendës argjentinase Diego Armando Maradona, i cili aktualisht është selektor i këtij vendi. Tifozët mendojnë se vetëm në këtë mënyrë, Argjentina mund ta fitojë Botërorin 2010.Kjo nismë për ndryshimin e dukjes së sulmuesit të shquar të Barcelonës ka filluar në uebfaqen 'lapermanenteamessi.com'. Në ballinën e kësaj ueb faqeje është vendosur një foto-montazh e yllit të Barcelonës me stil të 'Pibe de Oro'.
“Kaçurrelat favorizojnë aerodinamikën duke prodhuar efekt të Formula 1, duke i premtuar atij rritje të shpejtësisë. Për ta fituar Botërorin 2010 është e nevojshme të përsëriten detajet e Meksikës 86. Messi duhet të tregohet i qëndrueshëm. Nuk ka dyshim në faktin se janë pikërisht flokët elementi që do ta ndihmonte Maradonën dhe Argjentinën për ta fituar Botërorin”, shkruan në uebfaqen 'lapermanenteamessi.com'.