17 nëntor 2009

Mascherano, përforcimi i parë i Barçës

Mund të jetë mesfushori i Liverpool, Javier Mascherano, transferimi i ardhshëm i Barcelonës. Pep Guardiola i ka kërkuar një sakrificë ekonomike klubit për ta transferuar mesfushorin argjentinas, i cili pa dyshim se do t’i jepte kualitet vijës së mesfushës.
Sipas mediave angleze, 27 vjeçari mund të përfundojë tek Barça në janar. Gjatë verës që shkoi, Mascherano ishte afër transferimit në Spanjë. Shuma e transferimit të tij eventual mund të sillet rreth 25 milionë euro.