26 nëntor 2009

Macheda i kënaqur pavarësisht humbjes

I riu italian Kiko Macheda ka qenë i kënaqur me paraqitjet e tij në takimin e mbrëmshëm të Ligës së Kampionëve, pavarësisht se Manchester United u mposht në Old Traffird nga Besiktas.
“Ne ishim të zhgënjyer nga humbja, pasi mendoj se mund ta kishim fituar ndeshjen. Ishim të pafat pasi kishim shumë shanse, por nuk mundëm t’i shfrytëzojmë”.
“Isha plotësisht i kënaqur me paraqitjet time. Nëse do të kisha shënuar, do të kishte qenë edhe më mirë, por ndoshta do të shënoj herën tjetër”, ka thënë 18-vjeçari.