25 nëntor 2009

Lippi përcjell Cassanon?

Të shtunën pritet që trajneri i Italisë, Marcello Lippi, të jetë i pranishëm në Stadio Luigi Ferraris për të përcjellë ndeshjen ndërmjet Genoas dhe Sampdorias, ku do të jetë i pranishëm Antonio Cassano.
La Repubblica njofton se Lippi do të jetë i pranishëm ta përcjellë sulmuesin italian, për të cilin mediat vazhdimisht krijojnë presion që ta ftojë në përfaqësuese.
Ende nuk është konfirmuar nëse Lippi do të jetë i pranishëm në tribuna, ndërsa njëherit ai mund të përcjellë edhe formën e Angelo Palombos, Giampaolo Pazzinit dhe Domenico Criscitos. /