18 nëntor 2009

Keane : Irlanda do të kualifikohet

Irlanda ishte mposhtur në Croke Park nga Franca të shtunën me rezultat 1 me 0, por djelmoshat në fanela të gjelbra nuk janë dorëzuar ende. Sulmuesi Robbie Keane e ka bërë të qartë se ai mendon Irlanda do të dal fituese të mërkurën, dhe të udhëtoj në Afrikën Jugore.
“ Kur kemi të bëjmë me kombëtare që janë më të mëdha se ne, në ato raste luajmë më mirë. Ne vuajmë kur jemi favoritët, dhe shpresojmë që në këtë rast të jetë ashtu.”
“ Ne jemi profesionist, ne duam të fitojmë secilën ndeshje. Ne luajmë futboll për të fituar dhe nuk na intereson kush, çfarë tha për media. Keni parë që favoritët viteve të kalura kanë dështuar, dhe padyshim në futboll nuk ka më të mirë, në rastin tonë, kemi ende një çështje të pasqaruar me Francën.”
“ Unë mendoj se mund ta kthejmë disavantazhin, duhet të besojmë se mund ta kthejmë rezultatin. E kam thënë ditëve të fundit, besimi është një fjalë e madhe, dhe mendoj që secili në skuadër beson se do të mund ta fitojmë këtë ndeshje.” Deklaroi Robbie Keane.