19 nëntor 2009

Juventus bashkohet në garën për Dzekon

Juventus është gati që ti bëj një sabotazh Milanit duke e transferuar super sulmuesin Edin Dzeko nga Wolfsburgu.

Tuttosport raporton se Alessio Secco e ka në listën e shkurtër si alternativë për Trezegolin dhe Amaurin. Milani ishte lidhur me boshnjakun që nga vera.

Të hënën, Dzeko tha se do të dëshirontë të luante për Milanin. Sidoqoftë, ai do të mund të përfundoj në Torino duke luajtur për Juventusin.

Përkundër raportit, Juve nuk ka konfirmuar zyrtarisht interesin në lojtarin. Pos kësaj, agjenti i Dzekos that ë hënën se një transferim në Janar do ishte i pamundur.