Juventus ka pësuar humbje turpëruese nga Bordeaux në Francë me rezultat 2-0.Bordaux ishte skuadra më e mirë në këtë takim dhe fitorja ishte plotësisht e merituar. Juventus përkundër se pati në lojë të madhin Del Piero nuk arriti të bëj asgjë.
Fernando shënoi golin e parë në minutën e 54 për 1-0 i cili devijoi topin nga goditja e lirë. Ishte një gol vërtetë bukur.
Dilemën në këtë takim e përfundoi Maoroune Chamakh në minutën e fundit të takimit për 2-0.
Bayern nga ana tjetër ka shënuar menzi fitore ndaj Maccabi Haifas me golin e vetëm nga Ivica Olic në minutën e 62.
Juventus me këtë humbje mbetet në kuotën e 8 pikëve. Bayern me fitoren ka 7 pikë. Për vendin e dytë në këtë grup dhe vizën kualifikuese do të vendoset në përballjen direkte më 9 Dhjetor në Olimpico të Torinos.