Federata Irlandeze e Futbollit do të ankohet te FIFA për prekjen e topit me dorë nga Thierry Henry, që i kushtoi Irlandës me moskualifikim në Kampionatin Botëror 2010.Shefi ekzekutiv i FAI-t, John Delaney, ka thënë se dëshmi janë xhirimet të cilat i kanë parë miliona tifozë të futbollit.
Ai thotë se vendimi i gjyqtarit për ta pranuar golin e ka dëmtuar integritetin sportiv, dhe për këtë arsye, Irlanda do të kërkojë nga FIFA që të riorganizojë këtë ndeshje dhe të luhet sërish. /