Sipas The Daily Post,ekipi nga Bundesliga Eintracht Frankfurt i është bashkangjitur garës për të fituar shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit,Andriy Voronin gjatë afatit të transferimeve në Janar.Në mungesë të sulmuesit Ioannis Amantidis,Eintracht është i etur të shtojë një sulmues cilësor gjatë Janarit dhe trajneri Michael Skibbe ka caktuar Voronin si zëvendësues.
Ukrainasi 30-vjeçar nuk është duke pasur mundësi të startojë që nga fillimi dhe kjo mund të ndikojë tek largimi i tij.
Besohet se Liverpool mund ta lejojë sulmuesin të largohet në një bazë të përkohshme.