26 nëntor 2009

Chelsea siguron pozitën e parë

Me një fitore minimale si mysafirë të Portos në stadiumin Dragao, Blutë kanë siguruar vendin e parë në Grupin D.
Nicolas Anleka shënoi golin e vetëm (69’) në këtë përballje të drejtpërdrejtë për pozitën e parë në grup.
Në takimin tjetër, APOEL Nicosia dhe Atletico Madridi janë ndarë baras, me ç’rast skuadra spanjolle do të shpresojë për një vend në Europa League në xhiron e fundit kur përballet me Porton. /