28 nëntor 2009

Benitez: Do ta bëj Liverpoolin sërish të madh

Trajneri i Liverpoolit, Rafael Benitez, i cili gjendet nën presion të madh për shkak të formës së dobët të Redasve këtë sezon, ka deklaruar se do të luftojë për t’ia rikthyerin namin klubit të tij në Evropë.
Të Kuqtë janë eliminuar nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve, ndërsa janë shumë larg vendit të parë në Ligën Premier.
“Kur vendosa të qëndroj këtu, e dija se mund të kemi një sezon të vështirë. E dija që shumë gjëra mund të ndodhin dhe gara është më e fortë. Por unë vendosa të qëndroj, sepse dëshiroja kështu... Dëshiroja të luftoj për këtë klub”.
“Nganjëherë është mirë, nganjëherë ka momente të këqija. Megjithatë, unë do të luftoj. Do të luajmë ne Europa League, që do të e jetë shënjestra jonë”, ka thënë Benitez për Daily Express. /