Mbrojtësi francez, Eric Abidal ka arritur marrëveshje me Barcelonën për vazhdimin e kontratës në Nou Camp.Sipas të përditshmes sportive spanjolle Sport, reprezentuesi francez pritet të nënshkruajë kontratën e re të premten e cila do të vlejë deri në vitin 2012.
Marrëveshja e tij e kaluar ishte e paraparë të skadojë më 2011. Mbrojtësi tjetër i Barcelonës, Rafa Marquez është po ashtu në prag të vazhdimin e kontratës me gjigantin katalan.