29 janar 2009

‘Zhvilluam një ndeshje të madhe’

Bepe Barezi është shumë entuziast pas suksesit me Katanian: “Kemi zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme”. Zëvendëstrajneri i Interit, që ishte në pankinë në vend të Murinjos, është i kënaqur me lojën e zhvilluar nga lojtarët: “Jam krenar që kam qenë trajneri i kësaj skuadre sot (dje). Kanë zhvilluar një ndeshje jashtë normales, si Interi i mëparshëm. Kaluam në avantazh, dominuam lojën gjatë gjithë kohës, edhe pse ishim vetëm me dhjetë lojtarë dhe në fund fituam. Ky është konfirmimi i kompaktësisë së skuadrës, e cila di si t’i kalojë momentet e vështira. Nëse skuadrat e tjera, që janë më afër me ne në klasifikim kanë humbur, atëherë është më mirë për ne, jemi të lumtur kështu”. Më pas Barezi i ka bërë komplimentet e tij edhe lojtarit që vulosi fitoren e Interit: “Sot (dje) Ibrahimoviç vërtetoi se është një kampion i madh. Jo vetëmqë ka cilësi teknike, por tashmë ai është bërë një lider për skuadrën, duke u sakrifikuar gjithmonë edhe në momentet më të vështira”. Komente pozitive edhe për Santon, zëvendësuesin e Rivas: “Sot (dje) morëm konfirmimin e cilësive dhe të tij dhe të personalitetit që ka. Nuk është e lehtë të luash në këtë stadium kundër një publiku shumë të devotshëm ndaj skuadrës së tyre. Ai ka zhvilluar një ndeshje që është për t’u vlerësuar dhe mund të them që do të ketë një karrierë
shumë të mirë. A është shembull për Balotelin? Nëse do të jemi inteligjentë, nga ai mund të kuptojmë sesi duhet të sillemi”