31 janar 2009

“Florentino Perez do të fitojë me diferencë”

Gjatë orëve të fundit, Emilio Butrageno ka pasur mundësi të flasë në “Radio Marca”. Ish-futbollisti i madrilenëve ka dhënë opinionin e tij, si në aspektin sportiv, edhe në atë institucional për Realin. Sipas tij, nëse Florentino Perez do të paraqitej në zgjdhjet e ardhshme, nuk do të kishte aspak problem për t’i fituar: “Flitet shumë për Florentino Perez dhe duket se sondazhet e shohin si favorit të padiskutueshëm. Por aktualisht duhet vazhduar të pritet”, ka deklaruar legjenda, e ashtuquajtur “Buitre”. “Për Perez kam një përshtypje të jashtëzakonshme. Ishte nder të punoje me të. Besoj se do të fitojë me distancë të madhe, nëse do të paraqesë kandidaturën për president. Gëzon shumë besim në radhët e madrilenëve”. Përsa i takon një rikthimi të mundshëm si drejtues i klubit të Realit, Butragenjo është shprehur: “Real Madridi është shtëpia ime. I detyrohem gjithçka, por të shohim sesi do të shkojnë gjërat për një rikthim në nivelet drejtuese”.