30 janar 2009

Benitez: S’po e njoh Liverpulin tim

Rezultatet zhgënjyese të skuadrës së tij e kanë dëshpëruar maksimalisht trajnerin, Rafael Benitez, aq sa ai shprehet se nuk e njeh më situatën në të cilën ndodhet. Mbrëmjen e së mërkurës, të kuqtë humbën shansin për të ndjekur me pikë Mançesterin, teksa barazuan 1-1 në fushën e Uiganit. Me këtë rezultat duket se po vështirësohet edhe më shumë arritja e objektivit për djemtë e Benitezit, të cilët donin me çdo kusht fitimin e titullit në 2009-ën. “Nuk mund t’i jap një shpjegim problemit tonë. Është me të vërtetë një çmenduri, - tha Benitez në konferencën për shtyp pas ndeshjes. – Nuk mund të kontrollosh atë që nuk e ke në dorë. Mbase ka qenë prej kohësh kështu. Ferguson ka në Angli që para 22 vjetëve dhe mund ta dijë mirë se çfarë do të thotë të drejtosh prej një kohe të gjatë. Tri ndeshjet e fundit kanë diçka të përbashkët që nuk më pëlqen.