31 janar 2009

Ouen, gjashtë javë larg fushës

Problemet fizike nuk kanë të sosur për sulmuesin e Njukasëllit, Majkëll Ouen. Trajneri i tij, Xho Kinar konfirmoi të premtën në konferencën përpara ndeshjes, se benjamini i skuadrës së tij do të mungojë për gjashtë javë, pas demtimit të marrë gjatë seancave stërvitore. “Majkëlli nuk do të jetë në skuadër për rreth 6 javë. Dhe sigurisht që ky është një lajm shumë i hidhur për ne. Gjendemi në një situatë tepër delikate dhe një mungesë e tillë, padyshim që përbën një shqetësim të madh. Shiritin e kapitenit në këto ndeshje do t’ia kaloj Niki Batit dhe shpresoj se eksperienca e tij do të jetë një motivim i madh për skuadrën. Këtë sezon ai ka qenë fantastik për ne dhe mendoj se edhe si kapiten do të japë një ndihmesë të madhe”, tha Kinar.