31 janar 2009

Maikon: S’do të iki kurrë nga Interi

“Nuk kam për të lëvizur nga Interi”. Maikon vazhdon të theksojë dashurinë që ka për klubin zikaltër dhe betohet se nuk do të ikë kurrë nga Milano. “Këtë gjë jua siguroj të gjithëve, shoqërisë, tifozëve, presidentit: ndihem shumë mirë këtu, – është shprehur mbrojtësi për ‘Sky’, – ndihem i sigurt këtu, edhe familja ime është shumë e lumtur. Pastaj, nëse shoqëria nuk më do, atëherë do të kërkoj një vend tjetër, por nuk besoj se do të më lejojnë të largohem. Jam shumë i sigurt për këtë dhe më bëhet qejfi që edhe ata janë të kënaqur nga unë”.